Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Presidenti rus, Vladimir Putin tha se ruajtja e lidhjeve të ngushta me
Ukrainën është jetësore për interesat kombëtare të vendit të tij.
Deklarata e shefit te Kremlinit vjen pas nënshkrimit të një plani shpëtimi prej 15 miliardë dollarësh me Ukrainën dhe uljes së çmimit të gazit nga 400 dollare për meter kub në 268.5 dollare. Prej muajit te kaluar, kur presidenti Viktor Janukovic pezulloi marrëveshjen me Bashkimin Europian, në Kiev dhe qytete të tjerë të vendit janë zhvilluar protesta.
“Nuk është aspak e lidhur me Sheshin e Pavaresise se Kievit, apo me bisedimet e Ukraines me Europen, ne thjesht shohim se Ukraina është në një situatë të vështirë dhe ka nevoje për ndihmë. Ne e kemi mundesine për ta bërë këtë dhe po e bëjmë”, thotë Putin.
Opozita ukrainase-te merkuren- kërkoi shpjegime për kushtet e Moskës, për të nënshkruar marrëveshjen. Kryeministri ukrainas tha se ndihma e Rusise ndihmoi në parandalimin e një krizë të borxhit. Në konferencen e tij për shtyp –të enjten- presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic tha se marrëveshja me Moskën nuk pengon rrugën e Ukrainës drejt Bashkimit Europian.
“A jemi ne kundër afrimit me Europën? Absolutisht nuk jemi kundër, thjesht themi se duhet te mbrojme ekonomine tone sepse dyert e hapura- kur kemi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Ukrainën- nuk mund t’i leme të pandryshuara, nëse Ukraina ia hap dyert Bashkimit Europian”, tha Putin.
Gjatë konferences për shtyp, Putin mohoi te ishte marre ndonje vendim për zhvendosjen e raketave bërthamore, Iskander në Kaliningrad, në kufi me Bashkimin Europian; mohoi se Moska po kontrollon Eduard Snoudenin, ish-nëpunësin e NSA-se dhe tha me shaka se spiunazhi eshte nje prej profesioneve me te vjeter; akuzoi edhe te burgosurit te GrinPis, se kerkojne ti bejne vetes reklame megjithate –sipas tij-do te ishte dicka e mire, qe te liheshin te lire nga nje amnisti e re.
Top Channel