Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Marc Anthony, mund të jenë të detyruar të paguajnë një dëmshpërblim prej 25 milionë dollarësh, nëse vërtetohet pretendimi i një shtëpie produksioni mbi vjedhjen e idesë së tyre mbi një program kërcimi.
Lopez dhe Anthony udhëhoqën në vitet 2007-08 programin “Q’Viva”, një “reality-show” i bazuar tek kërcimet, i transmetuar në disa vende të Amerikës së Jugut.
Megjithatë, një kompani ka ngritur një padi me pretendimin se ishin ata që kishin krijuar formatin dhe kishin regjistruar në gjykatë patentën, ndonëse më pas nuk kishin mundur të bënin realitet programin.
Avokati mbrojtës i këngëtares hedh poshtë çdo akuzë, duke theksuar se 42-vjeçarja nuk ka vjedhur kurrë pronësinë intelektuale të askujt.
Top Channel