Eurozona, akord historik bankar

19/12/2013 00:00

Ministrat e Financave të BE-së kanë arritur një pakt të pritur prej kohësh për mënyrën e trajtimit të bankave të falimentuara në rajon.

Pakti synon të krijojë një fond prej 55 miliardë eurosh, të financuar nga industria bankare, përgjatë 10 viteve të ardhshme.

Fondi do të mbështetet nga një agjenci e re, që do të vendosë se si do të trajtojë bankat e falimentuara. Marrëveshja është pjesë e përpjekjeve të gjera nga ekonomitë e rajonit drejt një unioni bankar, teksa ata synojnë të shmangin këstet e ndihmave bankare të financuara prej taksapaguesve.

Wolfgang Shäuble, ministri gjerman i Financave, tha se me arritjen e kësaj marrëveshjeje “ne kemi krijuar “shtyllën ligjore të fundit për unionin bankar”.

Unioni i propozuar bankar konsiston në 3 pjesë, të ashtuquajtura 3 shtylla ligjore. Përbëjnë një mbikqyrës të përbashkët bankar, Bankën Qendrore Europiane, së cilës do t’i jepen fuqitë për të monitoruar gjendjen dhe rreziqet e ndërmarra, nga një gjitha bankat madhore në eurozonë.

Sipas një propozimi të BE-së, BQE-ja do të “ketë mbikqyrje të drejtpërdrejtë, edhe pse në një mënyrë të diferencuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet mbikqyrëse kombëtare”. Ajo do të ndërhyjë gjithashtu nëse ndonjëra prej bankave futet në telashe.

Pjesa e dytë është Mekanizmi i një Zgjidhjeje të Vetme. Kjo nënkupton se, nëse ndonjë bankë e eurozonës përfshihet nga telashet, procesi i ndihmës ndaj saj, apo qoftë edhe falimentimi i saj, do të menaxhohen nga një “autoritet zgjidhës” i zakonshëm.

Shtylla e tretë e bashkimit të propozuar përfshin një depozitë garancie të zakonshme, që do të thotë se kushdo me një llogari bankare të zakonshme në eurozonë do t’i ketë paratë e tij, deri në një limit prej 100 mijë euro, të garantuara nga një fond i zakonshëm i eurozonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB