Ukrainë, opozita akuza Janukovic për tradhti

18/12/2013 00:00

Udhëheqësit e opozitës në Ukrainë kërkojnë të dinë se çfarë i ka ofruar
presidenti Viktor Janukoviç -Rusisë në këmbim të mbështetjes ekonomike.

Duke iu drejtuar parlamentit, Kryeministri Mikola Azarov shpjegoi se marreveshja historike me Mosken, shmang falimentimin e vendit. Presidenti rus, Vladimir Putin pranojë të blejë miliarda dollarë letra me vlerë të Ukrainës dhe të ulë cmimin për blerjen e gazit.Kjo ndodh në kohën kur Rusia u përpoq të ndalojë ecjen e Ukrainës drejt Bashkimit Europian.

Udheheqesi i opozitës, Vitali Klitco u tha protestuesve pro-europiane në Kiev se “Janukovic tradhëtoi pavarësinë e Ukrainës”.

“Ne po luftojmë, por do të fitojmë, autoritetet jane troditur por nuk janë dorezuar. Ata dorezuan interesat konmbetare te Ukraines, pavaresine e Ukraines dhe prespektivat për një jetë më të mirë për të gjithë”, tha Klitco.

Ai i kërkoi presidentit të Ukrainës të zhvillojë zgjedhje të reja.

“Janukovic tha gjate diskutimeve në tryezen e rrumbullaket se nuk është i frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme. Nese eshte kjo cështja, lereni te provoje se eshte nje lufte e drejte”, tha Klitco.

Megjithese detajet e marrëveshjes të arritur mes Ukrainës dhe Rusisë janë të paqarta, udheheqesi opozitar, Oleh Tiahnibok tha se Janukovic i la peng Moskës sektore te tere të ekonomisë.

Ukraina ka nevoje për të mbuluar- vitin tjeter- hendekun e fondeve nga jashtë, në vlerën e 17 miliarde dollareve për të shmangur rënien ekonomike. Pas bisedimeve mes Putinit dhe Janukovicit, në Kremlin u bë publike qe Rusia do të bleje në vleren e 15 miliarde dollareve letrat me vlere të qeverisë ukrainase. Kostoja e furnizimit me gaz për Ukrainën u ul nga 400 dollarë për 1000 metra kub në 268.5 dollare.

Kreu i Kremlinit, Putin tha se ndihma nuk eshte e lidhur me ndonje kusht dhe se gjate takimit nuk u diskutua per Unionin Doganor ku ben pjese bec Rusise edhe Bjellorusia dhe Kazakistani. Shtetet e Bashkuara paralajmeruan qeverine ukraines se marreveshja me Rusine nuk do te kenaqe protestuesit. Ndersa kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se lidhjet me Rusise nuk duhet ta ndalojne Kievin te shohe nga perendimi. Marrevesha mes Gazpromit te Rusise dhe Naftogazit te Ukraines ndryshon marreveshjen shume te debatueshme te vitit 2009, e cila u nenshkrua nga ish-Kryeministria Julia Timoshenko, për të cilën ajo u burgos dy vjet me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB