Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Italia nisi hetimet për trajtimin e emigranteve në qendrën e pritjes në ishullin e Lampeduzës.
Pamjet e filmuar me menyre te fshehte, qe u shfaqen në Rai 2 tregojnë trajtimin e emigranteve, në qendrën e pritjes. Ata detyroheshin te zhvisheshin lakuriq ne sy të shumë njerezve dhe nje person i spërkaste me dizifektues.
Emigrantet-siç shihen nga pamjet e transmetuara nga televizioni shteteror italian- tregojne emigrante brenda nje ndertese pa tavan. Në rresht për një, ne temperaturat e uleta te dimrit- u kerkohet te zhvishen plotesisht.
Ai që bëri videon- një refugjatë sirian- emri i të cilit nuk është bërë i ditur- tha se emigrantet po trajtohen si kafshë. Sipas tij, cfarë ndodh është pjese e perpjekjes për të luftuar semundjet e lekures apo zgjeben. Burrat ashtu dhe grate duhet t’i nenshtrohen ketij dizifektimit çdo ditë.
Kryebashkiaja e Lampeduzës, Xhiusi Nikolini tha se video e tregon qendrën të shndërruar “në një kamp perqendrimi” dhe e gjithë Italia duhet të turpërohet. Kryetarja e Parlamentit Laura Boldrini tha se trajtimi ndaj emigranteve “nuk është i denjë për një vend të civilizuar”. Ajo nënvizoi se disa prej emigranteve i mbijetuan një prej tragjedive më të rënda me barke, qe kane ndodhur në Europë.
Në këtë kamp jane vendosur emigrante nga Afrika dhe Lindja e Mesme, te cilet përshkojnë me barke detin për të mbërritur në Itali. Fluksi i emigranteve qe përpiqen të mbërrijnë në Bashkimin Europian është shtuar pas luftes civile në Siri, trazirave në Egjipt dhe vendet e tjere arabe apo të Afrikës. Të pakten 366 persona, kryesisht nga Eritrea humbën jetën në Tetor, kur një anije me emigrante u mbyt prane brigjeve te Lampeduzës. Të martën, marina italiane shpëtoi 110 afrikane, kryesisht meshkuj, nga një traget I mbipopulluar pranë brigjeve të Lampeduzës. Nje trup i pajete u gjet në bordin e tij. Emigrantet ishin nga Gana, Mali, Togo, Gambia dhe Pakistani dhe u derguan ne nje qender ne Sicili.
Top Channel