Superoferta e “Digitalb”

18/12/2013 17:45

Ndërsa festat e fundvitit po afrojnë, “Digitalb” po përgatitet që të mbërrijë me dhurata të shumta në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.

Një programacion i pasur festiv, me shfaqjet, filmat e dokumentarët më të arrirë të 2013-s, do të transmetohet në të gjithë kanalet “Digitalb”, ndërsa për të gjithë abonentët, nga e marta është hedhur në treg edhe superoferta e këtyre ditëve festive.

““Digitalb” e ka traditë të jetë prezent në të gjitha festat e shqiptarëve. Janë festa familjare dhe nuk mund të mungonte “Digitalb” pa dhënë dashuri tek familja e vet e madhe”, komentoi në studion e emisionit të “Pasdites”, Albana Buzi, manaxhere e marketingut të “Digitalb”.

“Abonentët, për ne janë një familje e madhe dhe tashmë jemi bërë dhjetë vjet e kësaj familje të madhe që nuk shtrihet vetëm në Shqipëri, në Kosovë, e Maqedoni, por kudo që ka shqiptarë pasi shumica e shqiptarëve jashtë vendit janë të gjithë të pajisur me platformën tonë. Menduam se si t’i ofrojmë të gjithëve një dhuratë, e nuk është vetëm dhuratë, por një promocion i gjerë festiv. Dua të veçoj tre elementë. i pari, ndikimi pozitiv në xhepin e shqiptarëve, e dyta është emotiviteti, mënyra se si kemi menduar të vijmë këtë radhë me këtë superpromocion oferte festive dhe koncepti i tretë është gjithpërfshirja, pavarësisht abonimeve të reja apo aktuale”.

Të martën, ndërsa superoferta promocionale u hodh në treg, në dyqanet e “Digitalb”, si pjesë e strategjisë të dhuratave të fundvitit ishin të pranishëm, në pikat e shitjes së qyteteve kryesore të vendit, personazhet e dashura të “Portokallisë” apo “Supersportit”.

“Dje surpriza ishte me aktorët e “Portokallisë” dhe nëpërmjet tyre zbuluam superofertën festive, për të gjjithë ata që nxituan dje dhe sot, e që do të nxitojnë në ditët në vijim. Pjesa e ofertës vazhdon gjatë të gjithë festave, por dje ishte surprizë pasi nuk e kishim lançuar ofertën për publikun, ndaj ata që nxituan e hapën dhe e prekën të parët këtë ofertë që sot nuk është më sekret. 1 mijë të parët që shkuan dje, përveç ofertës kanë përfituar dhe do të përfitojnë edhe dhuratën që është një biletë falas për një nga katër supereventet e fundivitit mbështetur nga “Digitalb”. Koncerti i Olen Cesarit, komedia “Kur udhëheqin femrat”, teatri i Inis Gjonit dhe filmi “Femrat”, që është pëlqyer shumë nga publiku, pra të gjithë 1 mijë të parët që kanë nxituar e do të nxitojnë do të përfitojnë së bashku biletën me abonimet e reja që do të bëjnë”, shtoi zonja Buzi.

Duke shpjeguar me terma konkretë atë që platforma më e dashur televizive ofron për shqiptarët, drejtoresha e marketingut shtoi: “Superoferta është për të gjithë ata që bëjnë abonim 3 mujor e sipër, gjë që më përpara se kemi patur pasi promovohej vetëm abonimi 1-vjeçar.  Ata që do të blejnë këtë abonim, pra 3 mujorin, do të përfitojnë menjëherë 10% ulje nga tarifa zyrtare, ndërsa për ata që bëjnë abonim 12 mujor, ulja është 15%. Oferta nuk mbaron këtu, pasi “Flybox”, teknologjia më e re që “Digitalb” ka sjellë në tregun shqiptar vjen me 9 990 lekë. Për të bërë krahasimin midis çmimeve zyrtare dhe uljes, unë do të këshilloj të gjithë të futen në faqen tonë të internetit ëëë.digitalb.al, ku mund të shikojnë realisht sa janë çmimet dhe ndryshimet. Ata që bëjnë abonime nga dje deri në 5 Janar mund të shohin gjithashtu falas kanalin “Gold””.

Në studion e “Pasdites”, e pranishme ishte edhe prezantuesja e “Portokallisë”, Eneda Tarifa, e cila ishte një prej personazheve të dashur të publikut shqiptar, që dje priti abonentët e shumtë të “Digitalb” në një prej pikave të shitjes. “Kishte filluar me fluks që në mëngjes. Kur shkova tek “Sheratoni” në orën 10 gjeta akoma njerëz që blinim ofertën dhe sidomos atë 1-vjeçaren, pasi ajo është më ekonomikja dhe me atë rast kishin mundësi të na shikonin e të bënin pak bisedë, të na pyesnin për “Portokallinë”, ndaj ishte një ditë shumë interesante, një kënaqësi e ndërsjelltë jo vetëm e “Digitalb”, por edhe e jona që e përfaqësonim atë”, komentoi Tarifa.

“Prezenca jonë ishte një shtysë më shumë që ai që vinte për të blerë, të vinte në orar që të shikonte personazhin e tij të preferuar. Pyetja më e shpeshtë që më drejtuan? Si është goca? Fatmirësisht është shumë mirë, shkoi 7 muajshe e po rritet dita ditës… Duke përmbledhur edhe eksperiencat e të gjithë kolegëve të mi, ishte një ditë me të vërtetë shumë e veçantë që me kënaqësi ia dedikuam “Digitalbit””…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA