Përmbytje të mëdha në Turqi, shirat sjellin kaos në Sangario dhe Bursa Qindra persona kanë humbur jetën në përleshjet mes fraksioneve rivale të ushtrisë së Sudanit Jugor.
Sipas BBC, në kryeqytetin Juba bilanci i viktimave është 400-500 në dy ditët e tentativës për një grusht shteti. Trupa të ish-zëvendëspresidentit Riek Machar u përpoqën të rrëzonin qeverinë e ligjshme të presidentit Salva Kiir nëpërmjet armëve, duke sulmuar institucionet në kryeqytetin Juba gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ushtria e vendit të formuar pas referendumit në të cilin shumica dërrmuese e sudanezojugorëve votuan pro shkëputjes nga Sudani në Korrik 2011 arriti të zmbrapste këtë sulm pas disa orësh shkëmbimi të ashpër zjarri.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri të ditur për BBC se lufta civile është fare pranë. Më herët, qeveria tha se 10 figura politike, përfshirë ish-ministrin e Financave, janë arrestuar.
Top Channel