SHBA, të shtëna në spital, 1 i vdekur

18/12/2013 00:00

Agresori dhe një tjetër person kanë mbetur të vdekur, pas të shtënave të së martës në një ndërtesë spitalore pranë Qendrës Rajonale Spitalore “Fama”, bëri të ditur Tom Robinson, nga Departamenti i Policisë së Reno-së në Nevada.

Dy persona të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shtoi Robinson. Agresori vdiq pas një plage të shkaktuar nga vet ai me armën që zotëronte, thanë autoritetet. Policia nuk ka ndonjë motiv momentalisht për ngjarjen, por Robinson tha se ky nuk ishte thjesht një veprim i rastit.

Kat Raco, një teknike oftalmike (për kurimin e syve), e cila punon në katin e dytë të ndërtesës së Mjekësisë së Avancuar të Nevada-s, tha për CNN se kishte dëgjuar të paktën dy zhurma të fuqishme dhe më pas zhurmën e hapave të një personi që vraponte në katin e sipërm.

Agresori hapi zjarr pasi kishte shkuar te zyra e neurologut në ndërtesën e Mjekësisë së Avancuar të Nevada-s, në katin e tretë, tha Sharon Spangler, zëdhënëse e Policisë së Reno-së.

Raco tha se, së bashku me të tjerët në zyrën e saj, kontrolluan menjëherë pacientët pas dëgjimit të të shtënave, teksa fillimisht menduan se dikush ose diçka kishte rënë.

Policia u gjend në vendngjarje me shpejtësi, tha ajo, e cila u kishte thënë atyre të mbyllnin dyert dhe të mos lejonin ndonjë të hynte.

10 minuta më pas, policia shoqëroi të gjitha ata që gjendeshin në katin e dytë drejt një piste, ndërmjet ndërtesës dhe një garazhi parkimi. Një oficer i mori ata në pyetje, përpara se stafi të lejohej të largohej, rreth 45 minuta pas ngjarjes.

“Policia e trajtoi ngjarjen në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Raco. “Ata ishin profesionistë dhe të qetë. Kushdo në zyrë qëndroi gjithashtu i qetë”. Raco tha se nuk kishte roje të armatosura në ndërtesë. Policia e Reno-së mori në pyetje të paktën 12 dëshmitarë për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB