Seria A, Acerbi diagnostikohet me tumor

18/12/2013 19:45

Francesco Acerbi, ish-mbrojtësi i Milanit dhe aktualisht futbollist i Sassuolos në Serinë A është përballë ndeshjes më të rëndësishme të jetës së tij.

I diagnostikuar si pozitiv gjatë javës së shkuar, Acerbi iu nënshtrua testimeve të reja, të cilat treguan se normat e disa elementëve në gjak nuk janë luhatur nga përdorimi i susbtancave abuzuese, por nga rishfaqja e një tumori.

Më parë gjatë vitit, 25-vjeçari u godit nga një tumor në testikuj, nga i cili u detyrua të hiqte edhe njërën prej testikujve gjatë muajve të verës.

Megjithatë, Acerbi u konsiderua si i shëruar pak javë më parë dhe arriti të realizonte disa paraqitje të mira me fanelën e Sassuolos, përpara se të ndalej nga anti-dopingu.

Qendërmbrojtësit, tashmë do t’i nevojitet t’i rikthehet kurave, ndërsa kartela e tij e plotë klinike nuk është bërë publike.

Top Channel