Neymar, 6 gola brenda javës

18/12/2013 00:00

Pas tre golave që i shënoi Celtic dhe dy Villarreal, Neymar ka mbyllur javën me golin që realizoi në Kupën e Mbretit, në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Kartagjenës.

Katalanasit kaluan me rezultatin e përgjithshëm 7-1 eleminatoren pas një mbrëmjeje shumë të qetë në Camp Nou.

Braziliani shkëlqeu sërish dhe tashmë numëron 10 gola me fanelën e Barçës: 6 në kampionat, 3 në Champions dhe 1 në Kupën e Mbretit.

Kjo ishte ndeshja e parë e Neymar në Kupën e Mbretit dhe Martino vendosi ta fuste në formacionin titullar vetëm për kënaqësinë e publikut, pasi takimi në vetvete nuk paraqiste asnjë vështirësi.

Edhe pse Barcelona pa Messin nuk është e njëjta, Neymar po bën të pamundurën që mungesa e argjentinasit të mos ndihet.

Top Channel