Iker Casillas drejt Premier League

18/12/2013 20:35

Ndërsa muaji janar është vetëm disa ditë larg, klubet kryesore të futbollit në Europë janë duke punuar në mënyrë intensive në prapaskenë, për të piketuar ato blerje që mund të bëjnë diferencën midis suksesit dhe zhgënjimit në këtë sezon.

Në këtë merkato dimërore, emri i Iker Casillasit pritet të jetë midis kryesorëve që do të pretendohen nga skuadrat e mëdha dhe e ardhmja e kapitenit të Spanjës, duket e destinuar të jetë Anglia.

Ndonëse është formuar në radhët e akademisë së Realit dhe nuk ka luajtur kurrë për një skuadër tjetër, portieri nuk është më titullar që prej një viti tashmë dhe për këtë arsye, ai vetë i ka kërkuar agjentëve të tij që t’i gjejnë një rrugëdalje të përshtatshme.

Sipas “The Mirror”, kampioni i botës ka dy skuadra kryesore që po e ndjekin me vëmendje, Arsenalin dhe Manchester Cityn, ndërsa Paris SG gjithashtu ndjek me vëmendje dhe po vlerëson nëse do të paraqisë një ofertë ose jo.

Besohet, se Reali dhe blerësi potencial mund të bien dakord mbi bazën e 30 milionë eurove për kartonin e futbollistit.

Top Channel