Nga Katari te SHBA: Sa kushton organizimi i një Kupe Bote? Shifrat marramendëse që ndryshuan futbollin
Kimi Raikkonen ka nisur punën për sezonin e ardhshëm. Piloti finlandez, i cili nuk mori pjesë në dy garat e fundit të sezonit për shkak të problemeve me shpinën, është prezantuar në Maranello për të hyrë në kontakt sërish me ambientin Ferrari pas aventurës ne Lotusin.
Kimi ka takuar shefin e skuderisë Stefano Domenicali dhe ka diskutuar për projektin e njëvendëshes për vitin e ardshëm.
Finlandezi kishte 4 vite që nuk shkelte në Maranello, që pas largimit nga Ferrari në vitin 2009.
Ferrari shpjegoi në faqen zyrtare në internet se vizita e Kimi Raikkonen “shërbeu për të sqaruar projektin e makinës së vitit 2014”.
Top Channel