“10 vjet martesë” në TK

18/12/2013 00:00

Të qeshura, debat në çift, zënka, pakënaqësi dhe një fund pozitiv. Këtë ka vendosur të sjellë për publikun regjisorja Inis Gjoni në komedinë “10 vjet martesë”, që do të vijë premierë mbrëmjen e 18 dhjetorit në skenën e Teatrit Kombëtar.

Bazuar në veprën me të njëjtin titull të shkrimtarit francez me origjinë shqiptare, Halil Vardar, Gjoni sjell paralel në kohë me skenat franceze këtë komedi edhe për publikun shqiptar.

“Tema që trajtohet është marrëdhënia në çift. Është një vepër shumë aktuale, tema nuk ka një vend veprimi, pasi veprimtaria e saj është kudo, si në Shqipëri, ashtu dhe në mbarë globin, sepse është një temë që ka qenë prezente dje, është sot dhe do të jetë përsëri nesër. Marrëdhënia në çift është gjithmonë e diskutueshme”, tha regjisorja Inis Gjoni.

Regjisorja ka zgjedhur qëllimisht dy aktorë, të cilët janë çift edhe në jetë. Eni Jani dhe Genci Fuga sjellin një lojë aktorësh, aktuale edhe në jetët e çifteve sot.

“Sigurisht që, ne të dy si çift kemi bashkëpunuar edhe më parë me Inisin, e cila tregohet e mençur në zgjedhjet e veta për pjesët që vë dhe në rastin konkret ka bërë përsëri një zgjedhje të tillë, jo vetëm për faktin që neve na njeh si aktorë, por në rastin konkret që ne të dy jemi bashkëshortë dhe në jetë. Kjo do të thotë se do të ishte shumë më e thjeshtë për ne, shumë më e perceptueshme dhe e natyrshme”, u shpreh aktorja Eni Jani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA