Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it
Angela Merkel u betua për të tretën herë në krye të Gjermanisë. Që nga dita e parë kur bëri këtë betim, në vitin 2005, e deri më sot kanë ndryshuar shumë gjëra…por jo gruaja që po mbizotëron në politikën gjermane.
Syri i mprehtë dhe pak kujtesë kapi një detaj interesant gjatë ceremonisë së betimit të kancelarës gjermane për mandatin e saj të tretë, pas fitores në zgjedhjet e muajit shtator.
Në këtë betim, Merkel kishte zgjedhur një kostum të zi me xhaketat e saj karakteristike dhe flokët e prera më shkurt se zakonisht.
Angela Merkel betohet per mandatin e trete ne krye te Gjermanise (2013)
Në rregull, kthehemi pas në betimin e vitit 2009. Sërish Merkel, sërish kostum të zi dhe xhaketën karakteristike dhe flokët me të njëjtën prerje. S’ka ndryshim.
Angela Merkel gjate betimit per mandatin e dyte, viti 2009
Shkojmë akoma më tutje, në vitin 2005 kur Merkel mori mandatin e parë të saj. Xhaketë e zezë, flokët e prera si zakonisht…dhe ja ndryshimi, për të festuar zgjedhjen e saj si kancelare, Merkel kishte vendosur një buzëkuq të lehtë…më në fund.
Angela Merkel ne betimin e pare si kancelare e Gjermanise, viti 2005
Top Channel