F1, Alonso: Raikkonen flet shumë pak

17/12/2013 00:00

Fernando Alonso pranoi se Felipe Massa do i mungojë shumë pasi shoku i tij i ri i skuadrës, Kimi Raikkonen, është një person që flet shumë pak.

“Nuk e njoh mirë Kimin, por thonë që flet shumë pak dhe i pëlqen të rrijë vetëm, kështu që tek Ferrari do të na mungojë Massa”, tha piloti spanjoll për ‘TotalRace Brasil’.

Alonso shtoi se Massa është një nga miqtë e tij të paktë në Formulën 1 dhe se braziliani “punonte ditë e natë për të përmirësuar rendimentin e njëvendëshes”.

Në lidhje me marrëdhënien që do të ketë me Raikkonen, spanjolli siguroi se nuk do të preken aspak interesat e skuderisë italiane: “E rëndësishme është që në dimër të ndërtojmë një makinë të mirë. Nëse do e kemi makinën si të Red Bullit, asgjë tjetër nuk do të ketë rëndësi pasi të gjithë do të jemi të lumtur.”

Top Channel