Afganistan, vriten gjashtë ushtarë të ISAF-it

17/12/2013 15:15

Gjashtë ushtarë të koalicionit të udhëhequr nga NATO në Afganistan humbën jetën ditën e martë, në një aksident të ndodhur në jug të vendit.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i  ISAF-it (International Security Assistance Force).

Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Zabubilit dhe rrethanat e tij janë ende nën hetim.

Të dhënat e para nuk fajësojnë aktivitetin armik për këtë aksident rrugor, por nuk mund të përjashtohet shkelja e një mine nga automjeti që po udhëtonin ushtarët.

Shtetësia e viktimave nuk është bërë ende e njohur.

Së bashku me gjashtë ushtarët e mbetur të vdekur këtë të martë, numri i  përgjithshëm i  të humburve të ISAF-it rritet në 3 395 ushtarë, midis të cilëve edhe rreshteri shqiptar Feti Vogli, i  vrarë në aksion gjatë 2012-s.

Shqipëria është një prej vendeve që i  është bashkuar misionit të ISAF-it që prej fillimit të tij, menjëherë pas pushtimit të vitit 2011.

Aktualisht, vendi ynë mban në Afganistan një numër prej 216 ushtarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA