Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it
Njeriu që ka drejtuar FBI-në në 12 vitet e fundit ka deklaruar për BBC se pret që persona të tjerë të akuzohen për atentatin e Lokerbi.
Robert Mueller deklaroi se në procesin hetimor është bërë progres që nga revolucioni libian i vitit 2011. Zoti Mueller përfundoi mandatin e tij si drejtor i FBI-së në shtator.
Në një intervistë të rrallë për të shënuar 25-vjetorin e aktit më të rëndë terrorist në Britaninë e Madhe, zoti Mueller u shpreh besimplotë se vijimi i hetimeve do të sjellë rezultate të reja.
“Ne kemi agjentë të FBI-së që po punojnë me kohë të plotë për të gjetur çdo pistë, sikurse kemi bërë që kur incidenti u verifikua 25 vjet më parë”, deklaroi ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimit.
“Pritshmëritë e mia janë se vazhdimisht ne do të sigurojmë informacione shtesë, ndoshta edhe dëshmitarë të rinj dhe se persona të tjerë do të akuzohen për pjesëmarrje në këtë ngjarje”, vijoi Mueller.
Avioni “Pan AM 103” u hodh në erë teksa fluturonte, katër ditë para Krishtlindjes së vitit 1988, duke vrarë 259 persona në bord dhe 11 të tjerë në tokë, në qytetin jugor të Skocisë, Lokerbi.

Të paktën 189 viktima ishin shtetas amerikanë. Që atëherë hetimi i FBI-së është fokusuar në identifikimin e përgjegjësve të atentatit, bashkë me autoritetet skoceze.

Personi i vetëm i dënuar për ngjarjen është libiani Abdelbaset al Megrahi, që u lirua nga burgu dhe vdiq vitin e kaluar, duke pretenduar për pafajësi.
Top Channel