11 shtatori, një raport implikon edhe sauditët

17/12/2013 00:00

Ekziston një e fshehtë ende e pazbuluar për sulmet e 11 shtatorit në
Shtetet e Bashkuara. Në raportin për atentatin janë 28 faqe të
censuruara, por dy ligjvenës amerikanë i kërkojnë presidentit amerikan,
Barak Obama të bëhen publike.

Siç raportojnë mediat, raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite janë shumë të këqija. Mbreteria nuk ka vlerësuar hapjen e Obamës ndaj Iranit dhe zbutjen e qendrimit për Sirinë. Udheheqesit kritikuan hapur “dobësinë” e Shtëpisë së Bardhe.

Por mund të flitet edhe ne nje drejtim tjeter; përfshirjen e mundshmë në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001. Dy senatorë; republikani Uolter Xhons dhe demokrati Stefen Linc kërkojnë të bëhën publike 28 faqet e censuruara të raportit për sulmin e 11 shtatorit nga ana e Al Kaedës.

Në fakt, kjo është një pjesë e raportit e lënë në erresire nga presidenti I dikurshem Xhorxh ë Bush, për të mos kompromentuar marrëdheniet me nje vend aleat dhe partner të rëndësishëm tregtar. Ligjvenesit paraqiten një rezolute, qellimi i te ciles është ta detyrojnë Obamën të thyeje heshtjen.

Asokohe nuk u fol shumë për lidhjet mes funksionareve saudite dhe disa prej atentatoreve kamikaze. Këto ditë shtypi amerikan permendi disa prej tyre; Fahad Thumairi, nëpunës në konsullaten saudite te Los Anxhelesit koordinoi një ekip që priti Kalid Al Mundarin dhe Nauaf Hazmin, dy kamikazë që morën peng avione.

I njejti ekip, i drejtuar nga Omar al Bajumi krijoi një pikë-mbështetjeje në San Diego. Por flitet edhe për një personazh, mik të familjes Bush dhe shume I njohur në SHBA. Princi Bandar, dikur ambasador ne Uashington dhe sot kreu i shërbimeve sekrete i dergoi dërguar 130 mije dollare Osama Basnanit, agjentit saudit qe ndihmoi dy pengmarresit e avioneve ne Kaliforni.

Esam Gazai, këshilltar i nipit të mbretit priti në rezidencën e tij në Sarasota të Floridas, Mohamed Ata-n dhe kamikazë të tjerë. Dy javë përpara 11 shtatorit, funksionari saudit braktisi në mënyrë të beftë shtëpinë. Gjithcka-sic shkruajne mediat ndërkombëtare- mbetet në dorë të familjareve të viktimave dhe senatoreve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta