Vogëlushja tallet me Luis Suarez
16/12/2013 00:00
Që Luis Suarez nuk gëzon respektin e tifozerive kundërshtare kjo dihet, por këtë herë ‘urrejtja’ ndaj tij shkoi pak më larg.
Një vogëlushe u bë protagoniste me gjestin e saj në nisje të takimit të kësaj jave të Premier Ligës, mes Totenhemit dhe Liverpulit. Ajo nisi të takohej me të gjithë lojtarët e tjerë të Liverpulit dhe kur mbërriti tek sulmuesi uruguajan, në vend të shkundjes së dorës i ofroi një gjest tallës.
Suarez kaloi gjithcka në formë shakaje, ndërsa gjestit iu përgjigj në fushë duke shënuar 2 nga 5 golat që i dhanë fitoren skuadrës mike.
Top Channel