Milano, përplasje studentë-polici

16/12/2013 00:00

Qindra studentë u përleshën me forcat e policisë në rrugët dhe sheshet e Milanos, gjatë protestës ku ata kundërshtojnë reformat e fundit të qeverisë mbi arsimin publik.

Sipas bilanceve të para, katër agjentë të policisë janë shtruar në spital si pasojë e plagëve të marra gjatë përplasje me protestuesit, ndërsa shtatë prej këtyre të fundit kanë kërkuar ndihmë për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga forcat e sigurisë.

Përleshjet nisën kur turma prej qindra studentësh mbërriti para ndërtesës së Këshillit Rajonal në Milano, ku ishte vendosur një kordon forcash të sigurisë. Studentët nisën të hedhin bojë, gurë dhe sende të tjera të forta ndaj policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me gazlotsjellës.

Pas 2 ndërhyrjeve të njëpasnjëshme, policia shpërndau epiqendrën e protestës së dhunshme, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve vazhdoi manifestimin paqësisht.

Ata kundërshtojnë shkurtimet financiare në arsimin publik dhe kërkojnë që reforma të mos zbatohet pasi, sipas tyre, ajo prek cilësinë e universiteteve publike italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB