Ekskluzive/ Botërori i 2026-s është për të pasurit! Nëse kuqezinjtë kualifikohen, biletat e ndeshjeve do t’i kushtojnë 1500 dollarë
Ndërkohë që UEFA i ka shpallur luftë të hapur korrupsionit në futboll, publikimi i çifteve për 1/8-at e Ligës së Kampionëve, nga një faqe anonime në rrjetin social Twitter, një ditë para shortit, ka rikthyer sërish thashethemet për manipulimin e këtij veprimi nga drejtuesit e UEFA-s.
Në faqen e Twitter, “CL Draw Manipulation”, shihet qartë se personi përgjegjes i kësaj faqeje ka gjetur më dt 15 dhjetor të gjitha çiftet, që më pas dolën nga shorti, që u hodh të hënën në Nion të Zvicrës.
Por, një zëdhënës i UEFA-s ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet për manipulime, duke theksuar se personi i kësaj faqeje në rrjetin social Twitter ka pasur fat.
Sipas tij, UEFA ka theksuar se manipulimi i shortit është diçka absolutisht e pamundur.
Top Channel