Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it Kandidatja e majtë Michelle Bachelet është zgjedhur presidente e Kilit për herë të dytë duke mundur thellë rivalen e saj, Evelyn Mathei.
Pasi janë numëruar rreth 90% e votave, zonja Bachelet ka në favor të saj 62% të tyre, ndërsa Mathei vetëm 38%.
Bachelet ka qenë më parë presidente e vendit amerikano-latin në periudhën 2006-2010 dhe e la postin pasi ligji nuk lejonte dy mandate.
“Jam e lumtur me rezultatin dhe premtoj se do të jem presidentja e të gjithëve në Kili. Jam krenare për vendin që kemi ndërtuar dhe jam edhe më shumë krenare për vendin që do të ndërtojmë së bashku”, u shpreh 62-vjeçarja sipas Reuters.
Michelle Bachelet do të jetë personi i parë që merr dy mandate si president që nga koha e regjimit ushtarak të gjeneralit Augusto Pinochet (1973-1990).
Kandidatja Evelyn Mathei deklaroi: “Është e qartë tashmë që ajo ka fituar. Do e takoj personalisht për ta uruar.”
Presidentja e Kilit udhëheq një aleancë mes Partisë Socialiste, Partisë Kristian-Demokrate dhe Partisë Komuniste. Në fushatë ajo ka prezantuar një program qeverisjeje që përqendrohet në zvogëlimin e diferencës mes të pasurve dhe të varfërve.
Top Channel