Juventusi “ringjallet” me Sasuolon
16/12/2013 00:00
Pas dështimit në Ligën e Kampioneve, Juventusi shkatërroi 4-0 Sassuolon, fitorja e 8 radhazi për skuadrën e Kontes, ndërkohë që Gigi Buffon kalon 730 minuta pa pësuar asnjë gol në kampionat.
Fitorja ndaj Sasuolos u vendos në pjesën e parë ku u shënuan 3 gola. Tevez (2) dhe Peluso ishin autorët e tyre.
Në të dytën argjentinasi Tevez vulosi tregolëshin personal dhe fitoren e thellë të Juves që këtë vit në Serinë A po tregon se është më e mirë se ajo e dy sezoneve të fundit kur dhe u shpall kampion.
Top Channel