Filipine, aksident rrugor me 21 viktima

16/12/2013 00:00

Një aksident i rëndë ka shkaktuar vdekjen e 21 personave në Manila, kryeqytetin e Filipineve, pasi moti i keq dhe shpejtësia kanë shkaktuar rënien e një autobusi nga një mbikalim.

“Pashë autobusin që po fluturonte dhe ra mbi një furgon”, thotë një dëshmitare e aksidentit.

Sipas agjensisë së lajmeve AFP, bilanci i viktimave pritet të rritet pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Kompania e autobusit të përfshirë në aksident ka pezulluar për 30 ditë punën për t’i hapur rrugë hetimeve për zbardhjen e aksidentit.

Top Channel