Ekzekutimi në Penian, mblidhen zyrtarët e Jugut

16/12/2013 00:00

Presidentja e Koresë së Jugut zhvilloi një mbledhje me zyrtarët e
sigurisë pas ekzekutimit të Cang Song Thaek, i ungji i udhëheqësit të
Koresë së Veriut.

Park Geun Hye- përpara takimit- paralajmëroi për “provokime të pakontrolluara” nga veriu dhe kërkoi shtimin e vigjilencës në kufirin mes dy vendeve. Sipas saj, “pushkatimi i Cang Song Thaek e ka futur rajonin në një situatë të rëndë dhe të paparashikueshme”.

Të dielën, një zyrtar i Penjanit tha se planet ekonomike të vendit do të vazhdojnë njësoj, pa asnjë ndërprerje. Në të njëjtën kohë, Kim ka dalë në publik, për të vizituar nje Institutit Ushtarak.I ungji i udheqesit koreano-verior u ekzekutua, i akuzuar për “grusht shteti dhe tradheti ndaj vendit”.  

Ekspertët janë të mendimit se “eleminimi i tij si dhe kthimi në atdhe i një grupi biznesmenesh nga Kina- dëshmojnë se në Korene e Veriut po ndodh I ashtuquajturi “spastrim”, apo konsolidimi i pushtetit nga Kim Jong-Un. Nga ana tjeter, ministri i Jashtëm kinez tha se se “ndryshime te rendesihme” po ndodhin brenda Korese se Veriut. Autoritetet kineze-të cilët përmes medias shteterore- kane kërkuar që lideri koreano-verior të vizitojë Pekinin- po e vezhgojne me shumë vemendje situatën.

Të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri e cilësoi ekzekutimin “një shenjë kërcënuese” të paqëndrueshmërisë brenda Korese se Veriut. “Tregon shume se pari se sa i pameshirshëm dhe i paparashikueshmë është ai-tha Kerri duke iu referuar Kim Jong-Un-it. Por nga ana tjeter- tha ai- na tregon edhe se sa i pasigurt eshte ai”.

Në një zhvillim tjetër në Penjan, bashkeshortes se Cang, halles se Kim Jong Un-it iu konfirmua mbajtja e posteve të larta në parti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB