Britani, “ligj kundër skllavërisë”

16/12/2013 00:00

Qeveria britanike ka paraqitur një projektligj të titulluar “Ligji Kundër Skllavërise Moderne”, i cili synon të rrisë dënimin për trafikantët e qënieve njerëzore nga 14 vjet burim në dënim të përjetshëm.

Ligji i paraqitur nga ministrja e Brendshme britanike, Theresa May është pjesë e një pakete masash të bëra publike. Në një artikull në gazetën “Times” të Londrës, ministrja May thekson se:

“Realiteti i rëndë është se ka njerëz në Britani që janë detyruar të jetojnë në kushte skandaloze dhe shpesh kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre”.

Nga ligji i ri pritet të preken shfrytëzuesit e prostitucionit, trafikantët e qënieve njerëzore dhe azilantëve, si dhe ata që marrin pjesë në konspiracionin për trafikimin e grave dhe fëmijëve.

Sipas projket/ligjit të ri, do të marrin dënim automatik me burgim të përjetshëm ata që kanë qenë të dënuar më parë për vepra të tjera të renda të tipit seksual dhe të dhunshme.

Sipas shifrave zyrtare, në Britani ka rreth 10 mijë viktima të skllavërisë moderne. Sipas ministres së Brendshme britanike, në vitet e fundit janë shtuar rastet e referimit të grave të trafikuara në mekanzimat e ngritura nga qeveria për të ndihmuar viktimat e trafikimit.

Vitet e fundit ka pasur shumë raste ku tutorë shqiptarë në Britani janë dënuar për trafikim për qëllime prostitucioni, apo që janë dënuar për trafkimin e qënieve njerëzore.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Home Office, ky është ligji i parë i këtij lloji në Evropë dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB