Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it
Alarmi për bombë ka boshatisur katër ndërtesa kryesore të Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Alarmi u lëshua nga vetë drejtuesit e universitetit nëpërmjet rrjeteve sociale ku i kërkohej gjithë stafit pedagogjik dhe studentëve që të largoheshin nga katër ndërtesa të tij.
“Alarm për prezencën e mundshme të eksplozivëve në katër ndërtesa, tek Qendra Shkencore, Thayer, Sever dhe Emerson. Braktisni këto ndërtesa menjëherë”, thuhet në njoftimin e dhënë nëpërmjet Twitter-it nga Universiteti i Harvardit.
“Shqetësimi më i madh për ne në këto momente është grantimi i sigurisë për studentët dhe stafin e universitetit”, thuhet më tej.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet nëpër të katër ndërtesat. Një perimetër sigurie u vendos jashtë godinave duke ndaluar lëvizjen e studentëve, pedagogëve dhe njerëzve të thjeshtë kureshtarë.
Për momentin nuk dihet se nga mbërriti informacioni për vënie bombe në një prej universiteteve më me emër të Shteteve të Bashkuara, por puna është përqendruar në garantimin e sigurisë dhe më pas gjetjen nëse vërtet bëhet fjalë për eksploziv të vendosur apo thjesht për një alarm fals.
Top Channel