Partizani dhe Vllaznia arritën fitore të rëndësishme në ndeshjet e Superiores të zhvilluara ditën e diel, me të kuqtë që qëndrojnë në garë për titullin dhe shkodranët që konsolidojnë pozitat e tyre në mesin e renditjes.
Në një ndeshje të vështirë, përballë Besës së Kavajës, Partizani rikuperoi disavantazhin 0-1, duke fituar 3-1 në kryeqytet.
Me këtë sukses, ekipi i Likës shkurton në katër pikë diferencën me Skëndërbeun dhe nga vendi i dytë vazhdon të krijojë një distancë me rivalët për kualifikimin në Europë.
Në “Loro Boriçi”, dy gola nga Bushiç i dhanë vendasve një fitore të rëndësishme përballë Lushnjes, ndërsa Kastrioti dhe Flamurtari nënshkruan një barazim pa gola në Krujë.
Të shtunën, u luajtën edhe ndeshjet e tjera të Superiores, Skënderbeu-Tirana 1-0, Teuta-Kukësi 2-1 dhe Bylis-Laçi 1-0.
Kjo është situata në renditjen e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, pas zhvillimit të javës së 15 dhe 14, përkatësisht.
Renditja e Superiores
Pikë Skuadra
30 – Skëndërbeu
26 – Partizani
23 – Teuta
22 – Laçi
21 – Flamurtari
21 – Bylis
21 – Vllaznia
19 – Kukësi
18 – Besa
18 – Lushnja
16 – Kastrioti
11 – Tirana
Renditja e Kategorisë së Parë
Pike Skuadra
33 – Elbasani
30 – Apolonia Fier
24 – Dinamo Tiranë
24 – Shkumbini Peqin
24 – Tomori Berat
23 – Tërbuni Pukë
23 – Pogradeci
21 – Butrinti Sarandë
16 – Himara
14 – Burreli
13 – Albpetrol Patos
13 – Veleçiku Koplik
13 – Kamza
12 – Ada Velipojë
11 – Luftëtari Gjirokastër
6 – Mamurrasi
Top Channel