Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Avionët e forcave të armatosur siriane kanë lëshuar fuçi të mbushura me eksplozivë në zonat e kontrolluara nga rebelët, në qytetin verior të Alepos.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, flet për 22 të vrarë, 14 nga të cilët fëmijë.
Nga qeveria siriane nuk ka pasur asnjë koment. Alepo, qyteti i dytë më i madh i vendit, është i ndarë me rajone, disa që mbahen nga rebelët, e të tjerat që janë në duart e forcave qeveritare.
Forcat ajrore shënjestrojnë rregullisht zonat e kryengritësve dhe, që prej ofensivës së këtyre të fundit vitin që shkoi, një pjesë e madhe e qytetit, të konsideruar qendër e tregtisë, është kthyer në rrënojë.
Raporte të ndryshme lënë të kuptohet se gjatë sulmit të fundit është goditur edhe një shkollë.
Vetëm një ditë përpara këtij episodi të dhunës në Siri, ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, u shpreh pesimist për perspektivën e bisedimeve të paqes, të planifikuara të mbahen muajin e ardhshëm në Zvicër.
Top Channel