Neymar, ylli i ri i Barcelonës

15/12/2013 00:00

Barcelona arrin të kalojë edhe Villarealin duke u shkëputur përkohësisht e vetme në krye të kampionatit spanjoll të futbollit.

Pa Lionel Mesin skuadra e Martinos kalon një kundërshtar të fortë vetëm falë brazilianit Neymar.

Në minutën e 30 sulmuesi shndërroi në gol një 11-metërsh, por me fillimin e pjesës së dyë Musakio barazpeshoi sfidën përkohësisht, pasi Neymar në minutën e 68 shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje, të dhjetin në sezon, aq sa ka dhënë edhe asist.

Pas 16 takimesh të zhvilluara, Barcelona kryeson renditjen me 43 pikë, ndërsa Reali mban vendin e tretë me 38 pikë.

Top Channel