Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it Afrika e Jugut përcolli të dielën për në banesen e fundit birin e saj më të madh. i shoqeruar nga roje ushtarake, makina mortore me trupin e Nelson Mandelës iu drejtua vendit ku u mbajt funerali shtetëror, ndërsa arkëmorti i heroit të çlirimit nga sundimi i pakicës së bardhë ishte mbuluar me flamurin kombëtar.
Rreth 4.500 te ftuar, nder te cilet edhe Princi i Uellsit, Oprah Uinfrey dhe aktivisti amerikan i te drejtave te njeriut, Jesse James, morën pjese ne sherbesen e organizuar ne vendlindjen e tij, Qunu, qe parapriu ceremonine me te vogel dhe private te varrimit.
Pas 10 dite eventesh perkujtimore, ku u përfshinë grumbullimi masiv ne stadiumin FNB te Johanesburgut dhe tre ditet qe trupi qendroi ne Pretoria per homazhe, perfaqesues te ushtrise, marines dhe forcave ajrore marshuan ne rrugen e pluhrosur qe çon drejt baneses se familjes Mandela.
Lideri i luftes kunder aparteidit dhe i pari president me ngjyre i Afrikes se Jugut nderroi jete ne 5 Dhjetor, ne moshen 95-vjeçare.
Ceremonia mortore perfshiu edhe rite te klanit Thembu te Mandeles, nje pershendetje me 21 te shtena armesh, tingujt e bandave muzikore e fluturime avionesh ushtarake.
Nje dem u therr, mbi arkivol u vendos nje lekure leopardi dhe pergjate gjithe sherbeses tracionale fisnore, nje i moshuar i familjes foli me shpirtin, ndersa e gjithe ceremonia perfshiu edhe elemente te ndeshur shpeshhere ne varrimet e krishtera dhe funerale shteterore siç jane lutjet per ate qe s`eshte me e himni kombetar.
Lekura e leopardit nenkupton statusin e Mandeles si zyrtar i nivelit te larte. Pas ketij riti te quajtur Thetha, kultura Xhosa kerkon qe nje i moshuar i familjes te qendroje prane trupit te mandeles e t`I shpjegoje shpirtit te tij se cfare po ndodh.
Siç shpjegon at Uesley Mabuza, vendasit besojne se kur trupi qendron i shtrire atje, shpirti eshte ende i gjalle.
E veja e Mandeles, Graca Machel mberriti ne shtepi perpara arkemortit per te respektuar traditen e te qenit atje, ne menyre qe te priste trupin ne mberritje.
Femijet u ulen ne radhe te pare ne krah te presidentit Jacob Zuma. Familja thote se u ribashkua per shkak te miqesise qe kane treguar Machel dhe bashkeshortja e pare e Mandeles, Uinnie.
Nen fotografine gjigande te vendosur ne qender te tendes ku zhvillohet ceremonia, qendronin 95 qirinj, nga nje per cdo vit te jetes se tij te gjate e te plote.
Sipas tradites, Mandela u varros atehere kur Dielli mberriti piken e tij me te larte, ndersa hijet piken e tyre me te ulet.
Top Channel