E diela ka trokitur plot gëzim dhe ngjyra në pavionin e Pediatrisë.
Fëmijët e sëmurë dhe të shtruar prej disa ditësh kanë pritur “babagjyshin”, i cili u ka sjellë dhurata, por edhe i ka argëtuar. Rreth 100 studentë të Mjekësisë kanë mbledhur parà dhe kanë blerë dhurata të ndryshme për këta fëmijë.
“Dua të falënderoj të gjithë këta studentë të mrekullueshëm, që e mbushën pavionin me shumë gëzim. Dua t’i falënderoj shumë jo për dhuratat që u kanë sjellë fëmijëve, por për atë që këta studentë transmetojnë sot, një ndienjë të bukur, solidariteti, qytetarie, humanizmi dhe që bëhen shembull për të tërë”, u shpreh Prof. Anila Godo, shefe e pavionit të Onko-Pediatrisë në QSUT.
Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë, ndaj studentët e Mjekësisë, ata që kryejnë praktikën në këto spitale, kanë menduar se si t’i sjellin festat më pranë këtyre fëmijëve, të cilëve u duhet të qëndrojnë në pavionin e Pediatrisë për të marrë mjekimet e duhura.
Top Channel