“Ua kam sqaruar 20 herë”, Laert Haxhiu i vendosi tritol te biznesi, Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka… Difektet, që prej ditësh po lënë pa energji elektrike lagje të tëra në Tiranë, kanë ngritur në një aksion punonjësit e “CEZ Shpërndarje” për riparimin e tyre dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme.
“Kemi mobilizuar të gjitha forcat tona për riparimin e difektit këtu te fiteri F10, njëkohësisht kemi organizuar edhe një operacion për prerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme, si dhe të abonentëve që janë debitorë. Lidhjet e paligjshme shkaktojnë mbingarkesën në rrjet, si dhe të gjitha difektet që ndodhin në të”, tha Altin Gjino, drejtor i Drejtorisë Rajonale për Tiranën.
Sipas drejtuesve të “CEZ Shpërndarje”, problemet e shfaqura së fundmi me furnizimin me energji nuk kanë të bëjnë me mungesën e energjisë elektrike, pasi ajo është e siguruar, por me rritjen e ngarkesës, abuzimin e konsumatorëve dhe dëmtimin e aseteve të kompanisë, nga individë dhe kompani ndërtimi.
Sa u përket rasteve të abuzimeve, “CEZ Shpërndarje” ka dërguar në Prokurori 100 dosje abonentësh dhe 10 punonjës që kanë bashkëpunuar në këto abuzime.
Top Channel