Skënderbeu mund Tiranën, trazira në Korçë

14/12/2013 00:00

Një gol i Lilaj në minutën e 58 të takimit i dha fitoren skuadrës së Skënderbeut në sfidën e luajtur në Korçë ndaj bardhebluve të Tiranës.

Por më shumë se sa rezultati në fushë, lajm përbëjnë trazirat e shkaktuara në fund të takimit, kur tifozët e Tiranës u vunë flakën shkallëve të stadiumit “Skënderbeu”.

Forcat e rëndit ndërhynë për të qetësuar situatën duke shoqëruar dhjetra tifozë të bardhebluve në komisariat.

Reagimi i tyre tifozëve të skuadrës kryeqytetase mbërrin pas rezultateve zhgënjyese të ekipit, që tashmë jo vetëm që është larg nga gara për titull apo për një nga vendet kryesuese, por lufton edhe për mbijetesë në Superligë, ku mbyll tabelën e klasifikimit në kuotën e 11 pikëve.

Ndërkohë, në “Niko Dovana”, një gol i Dostit në minutën e 63 dhe i Nikës në minutën e 86, zhvlerësuan golin e Prognit të shënuar në minutën e 56 dhe i dhanë fitoren 2-1 Teutës ndaj Kukësit. Në takimin tjetër, atë të luajtur në Ballsh, Bylisi pa tifozë mposhti 1-0 skuadrën e Laçit.

Top Channel