Kushte atmosferike të paqëndrueshme, mos harroni çadrat/ Si parashikohet moti për këtë të enjte Ka zgjatur pak çaste shpërthimi që shënoi edhe fundin e operacionit
disaditor për shkatërrimin e kompleksit “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë
në qytetin e Vlorës.
Raportohet se për realizimin e shpërthimit të kontrolluar janë përdorur 400 kilogramë eksploziv e tipit c4.
Megjithate pas shperndarjes se rese se tymit, u pa se vetem njera nga kullat e kompleksit ishte shembur plotesisht, ndersa krahu tjeter ka rezistuar pjeserisht. Sipas forcave xheniere, shperthimi ka ndodhur sipas planit dhe menjehere pas operacionit vazhdoi puna me mjete te Inspektoriatit te Ndërtimit për shkaterrimin e kulles se demtuar pjeserisht dhe shperberjen e gjithe struktures se rrezuar.
Paralelisht me kete do te behet edhe largimi i rrenojave dhe mbetjeve inerte per ta rikthyer ne gjendjen e meparshme territorin.
Lidhur me këtë ndërtesë ka edhe një betejë ligjore, pasi Ministria e Brendshme ka paditur për ndjekje penale disa persona që lidhen me kthimin e pronës në këtë zonë, dhënien e lejes së ndërtimit në sipërfaqe detare dhe ndaj atyre që nuk ndërhynë për ta ndalur këtë ndërtim të paligjshëm, sipas Qeverisë.
Berisha reagon për shembjen e kompleksit “Jon”
Pas shembjes me eksploziv të pallatit në Vlorë, i njohur si ‘pallati i vjehrrit të Bashës’, ka reaguar përmes një deklarate ish-kryeministri Berisha, i cili thekson se pallati ishte me leje dhe se shembja e tij është produkt i urrjetjes së Ramës.
Berisha thotë se pallati në Vlorë ishte në pronë private dhe në kushtet e planit urbanistik.
“Pallati Jon prishet si një akt i urrejtjes të një të sëmuri psiqik ndaj kundërshtarit të tij duke dhunuar Kushtetutën, ligjin e Urbanistikës, ligjin e Shpronësimeve dhe vendimin e Gjykatës që ndalon kryerjen e cdo veprimi nga qeveria për këtë pallat deri në gjykimin në themel të cështjes së tij”, thekson Berisha.
Ish-kryeministri fton qytetarët, duke thënë se “ne duhet të ngrihemi sa më parë kundër një të sëmuri psiqik që hedh në erë një pallat të ligjshëm vetëm për shkak të urrejtjes ndaj Lulzim Bashës që e mundi dy vjet më parë, ndërsa tani hakmerret duke prishur me çdo çmim pallatin i vjehrrit të tij”.
Top Channel