Të paktën 12 të plagosur nga të shtënat me armë në një festival në Ohajo, dy autorë në kërkim Pentagoni po përgatitet të testojë sistemin, që do të përdoret për të shkatërruar rezervat e armëve kimike të Sirisë, në det.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes po japin garanci, se operacioni i asgjësimit nuk do të ketë asnjë rrezik.
Disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk pranuan ofertën për të bërë shkatërrimin e këtyre armëve në territoret e tyre. Në bordin e anijes “Cape Ray” po ngarkohen pajisje për të neutralizuar gazet sarin dhe mustard.
Zëdhënësja e Pentagonit, Xhenifer Elzea, shpjegon se “SHBA kanë shkatërruar më shumë se 90% të arsenalit të armëve kimike nga koha e luftës së ftohtë. Vazhdojmë ta bëjmë – tha ajo – me të njëjtën teknologji, që kemi në plan të përdorim në anije, për të shkatërruar armët kimike të Sirisë”.
Procesi funksionon duke i neutralizuar kimikatet nga përzierja e tyre me ujë dhe substanca të tjera. Deril Kimball, që drejton Shoqatën për Kontrollin e Armëve Kimike, që kundërshton shkatërrimin në masë, thotë se “një prej arsyeve, që po ndiqet alternativa e shkatërrimit në det është se afatet janë tepër të ngutshme”.
Zyrtarët amerikanë thonë se “procesi, megjithëse nuk është provuar në bordin e një anije, është i sigurt”. Sipas tyre, kjo nuk bëhet për të anashkaluar rregullat mjedisore të njëe vendi. Ende nuk dihet se ku do të përpunohen mbeturinat, që do të dalin nga procesi i asgjësimit.
Zyrtarët e OKB-së janë duke shqyrtuar oferta nga më shumë se 40 kompani në vende të ndryshme të industrializuara.
Eksperti Paul Uoker, i Kryqit të Gjelbër, duke folur me “Skype” për Zërin e Amerikës tha se “neutralizimi i armëve në det është një ide e mirë. Por, ai bëri thirrje për kujdes në përpunimin e mbetjeve”.
Zyrtarët e Pentagonit thonë se, pasi armët të jenë neutralizuar, mbeturinat do të dërgohen në një objekt në tokë për t’u përpunuar, në të njëjtën mënyrë siç përpunohen edhe materialet e tjera të rrezikshme. Sipas marrëveshjes së arritur, të gjithë armët kimike duhet të largohen nga Siria më 31 dhjetor.
Top Channel