Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar pak muaj më parë, zbardhet ngjarja në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona Megjithëse lista e objekteve që pritet të shkatërrohen në Vlorë shkon deri në 190 ndërtime, ndërtesa që hapi më shumë diskutime është kompleksi “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë.
I pari objekt që u shemb në këtë qytet është shtatë-katëshi tek ish-Aulona duke vijuar edhe me objekte të tjera në Llogora. INUK në fillim të nëntorit bllokoi godinën 9-katëshe duke hapur edhe siparin e diskutimeve juridike që zgjatën më shumë se një muaj.
Pronarët reaguan menjëherë duke iu drejtuar Gjykatës Administrative e cila dha vendimin marrje mase të parakohshme, ndërkohë që një vendim i Këshillit të Ministrave në kuadër të rehabilitimit të mjedisit vendosi një fond prej gati 500 milionë lekësh në favor të banorëve.
Dosja e kësaj ndërtese u gjet me shkelje që nisin prej 1995, atëhere kur Agjensia e Kthimit dhe Kompensiomit të Pronave u kthen pronarëve 600 metra katrorë truall, në një kohë që gjykata u jep të drejtën e pronësisë edhe për 1 mijë metra katrorë të cilat, sipas autoriteveve, ishin sipërfaqe detare dhe aspak truall.
Shkeljet e mëtejshme evidentohen edhe në njollën e ndërtimit të lëshuar nga Bashkia. Po kështu në kallëzimin e kryer nga Ministria e Brendshme u pa se edhe në kontratën e shitjes mes pronarëve dhe dy shtetasve të tjerë, rezulton të kenë hedhur firmën edhe dy pronarë, që sipas certifikatave të vdekjes kanë ndërruar jetë përpara ndryshimit të pronësisë.
Top Channel