Osasuna ndal Realin

14/12/2013 00:00

Reali i Madridit është ndalur nga Osasuna duke rrezikur të thellojë diferencën me Atletikon e Madridit dhe Barcelonën që kryesojnë tabelën e “La Liga” me pikë të barabarta.

Madrilenët nuk morën dot më shumë se një pikë në transfertën e tyre ndaj Osasunës, madje vendasit ishin pranë fitores së takimit. Ata kaluan në avantazh që në minutën e 16 me anë të Reira-s, i cili në minutën e 39 edhe dyfishoi rezultatin.

Si të mos mjaftonte disavantazhi i dy golave, madrilenët mbeten me një lojtar më pak në fushë, kur Ramos largohet pas 2 kartonave të verdhë. Megjithatë, skuadra e Ancelotit gjen forca të reagojë dhe vetëm pak sekonda më vonë ngushton diferencën në 2-1.

Në pjesën e dytë, pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, madrilenët përpiqen të gjejnë golin e barazimit për të kërkuar më pas fitoren. Shifrat u barazuan vetëm në minutën e 80 të takimit nga Pepe. Reali merr vetëm një pikë duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve, dy më pak se Atletiko dhe Barcelona që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Top Channel