Lamtumira për Nelson Mandelën

14/12/2013 00:00

Arkëmorti i Nelson Mandelës mbërriti në Kepin Lindor, rajonin e Afrikës së Jugut, ndërsa të dielën do të prehet në vendlindje. Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Kunus, për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Ceremonia shteterore e varrimit do të zhvillohet te dielen.Avioni ushtarak qe mbante arkivolin, i shoqerua nga dy avione te vegjel mberriti ne Mthatha ne oren 13.37 minuta me oren lokale. Ashtu sic e do tradita e fisit, nipi i Mandeles, Mandla e shoqeroi duke i treguar se po udheton drejt shtepise. I mbeshtjelle me flamurin e Afrikes se Jugut, arkivoli u vendos ne nje makine për të nisur udhetimin nga toka.

Njerezit tundnin flamuj dhe kendonin. Perpara ceremonise se varrimit, arkemorti do te qendroje ne Shtepine Mbreterore te fisit Thembu ne Kunu. Thembutë do të zhvillojnë një ceremoni tradicionale në një tende te bardhe e ngritur enkas.

Rreth 4000 mije persona pritet te marrin pjese ne ceremonine e fundit, presidentë të Afrikës, disa kryeministra, zv.presidenti i Iranit dhe Princi i Uellsit. Arkipeshkvi, Desmond Tutu, nje mik i afert i Mandeles tha se nuk ishte i ftuar.

Me heret, mbi 1000 anëtarë të partisë ANC, e drejtuar dikur nga Mandela morën pjesë në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në bazën e Uoterklufit në Pretoria. Jakob Zuma e quajti Mandelen si “një figure gjigante”, “një burrë të veprimit” dhe “një demokrat që kuptoi botën”. “Do te na mungoje- tha ai- ishte babai yne, ishte kujdestari yne”.

Nelson Mandela nderroi jete ne moshen 95-vjecare, me 5 dhjetor. Të paktën 100 mijë persona pane trupin e tij, të vendosur në Pretoria, këto tre ditet e fundit, por pati dhe nga ata që nuk ia dolen ta pershendesnin per here te fundit. 16 dhjetori do të jete dita e pajtimit kombetar dhe ne ndertesen e unionit do te ngrihet statuja e Mandeles.

Top Channel