Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Të paktën 15 shtetas iranianë dhe tre irakenë, punonjës të një gaz sjellësi janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në veri-lindje të Bagdadit.
Autorët e krimit në masë u afruan në vendin e ngjarjes me tre automjete përpara se të hapnin zjarr ndaj punonjësve, që po punonin për të zgjatur tubat e gazit në qytetin Bakuba.
Nga sulmi 5 iranianë dhe dy irakenë të tjerë mbetën të plagosur. Punëtorët e gazsjellësit po gërmonin tokën për të zgjatur linjën, që synon të lidhë rrjetin iraken të gazit me Iranin fqinj.
Një punëtor i plagosur tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se atentatorët u afruan drejt tyre në bordin e tre makinave. “Tre prej tyre dolën nga automjetet dhe filluan të qëllonin ndaj punëtorëve brenda dhe jashtë kompleksit”, tha Ibrahem Aziz nga spitali.
Ndërkohë, burime pranë forcave të sigurisë thanë për BBC se sulmi ndodhi në një zonë me dendësi sunite, në afërsi të qytetit të Bakubës, rreth 50 km në veri të Bagdadit.
Ndërkohë, në sulme të tjera të ndodhura ditën e premte në Irak të paktën 17 persona humbën jetën, ndërsa 22 të dyshuar për terrorizëm u arratisën nga burgu, pasi u morën armët gardianëve.
Dhuna në Irak këtë vit ka arritur një nivel që nuk regjistrohej që prej 2008-ës. OKB ka deklaruar se numri i vdekjeve ra në 659 në nëntor, mes të cilëve 565 civilë dhe 94 ushtarakë, krahasuar me 979 të tetorit.
Top Channel