Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar pak muaj më parë, zbardhet ngjarja në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona
Komiteti Antitrafik i qarkut të Gjirokastrës në takimin e rradhës ka
diskutuar rreth vështirësive që hasin strukturat e ngarkuara me
monitorimin dhe neutralizimin e trafiqeve.
Anëtarët e komitetit kanë ngritur shqetësimin per hyrjet e shtetasve nga vendet e treta në Shqipëri fluks, i cili për nga rëndësia përbën një nga situatat më të rëndësishme të kontrabandimit të qenieve njerëzore përmes Shqipërisë.
Sipas të dhënave të bëra me dije gjatë këtij takimi numri në hyrje i shtetasve të ndaluar kryesisht me origjinë siriane, vende të tjera të Afrikës dhe Azisë shkon në 1442 shtetas. Për trajtimin e tyre stafi i policisë kufitare dhe asaj të drejtorisë së Policisë ka ngelur i njëjti cka ka vështirësuar punën.
Njëherazi vihet re mungesa e infrastrukturës së nevojshme pritëse, mungesa e përkthyesit, logjistikës transportuese, vështirësi në intervistim etj. Përsa i përket trafiqeve të orientuara drejt vendeve të BE përmes Greqisë prefektja Zamira Rami kërkoi nga institucionet përgjegjëse rritjen e nivelit të identifikimit të tyre. Sipas të dhënave të policisë kufitare përgjatë 2013 nuk është identifikuar ndonjë rast femrash apo fëmijësh të trafikuar por autoritetet e pranishme në takim kanë pranuar se rastet që mund ti shpëtojnë identifikimit janë të shumta.
Top Channel