Fiton Bajerni, shënon Shaqiri

14/12/2013 00:00

Bajerni i Mynihut vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë. Bavarezët fituan me rezultatin 3-1 ndaj Hamburgut, ku protagonist u bë edhe Xherdan Shaqiri.

Mandzukic zhbllokoi rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Gëtze dyfishoi në minutat e para të së dytës. Në minutën e 78, Myler i lë vendin Shaqirit në fushë. 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt miqtë shkurtojnë diferencën dhe shpresojnë për një rezultat pozitiv.

Por në minutën e 3 shtesë, Shaqiri shuan shpresat e tyre, kur shënon golin e tretë për Bajernin dhe të parin personal pas një periudhe të vështirë për të gjetur minuta aktivizimi.

Në ndeshjet e tjera, Dortmundi bëri sërish një hap fals kur barazoi 2-2 me Hofenhajmin, Augsburgu fitoi 4-1 me Braunzhvejg, Hamburgu dhe Nurenbergu morën nga një pikë pas barazimit 3-3, edhe pse miqtë mbyllën pjesën e parë në avantazh të tre golave, ndërsa Manci dhe Borusia Mynchengladbah u mbyll në barazim 0-0.

Të dielën luhen dy takimet e tjera, Schalke pret Freiburgun ndërsa Leverkuseni do synojë fitoren përballë Frankfurtit për të mos humbur hapin me kryesuesit e Bajernit.

Top Channel