
“Dështim? Për çfarë? Që nuk fituam Champions League? Nëse objektiv
kishim fitoren e Champions, atëherë kemi dështuar. Që mund të bëhej një
rrugë më e gjatë në Europë, kjo është e sigurtë. Por Juventus nuk ka
folur kurrë për fitore të Champions”.
Me këto fjalë Antonio Conte ka hedhur poshtë të shtunën të gjitha kritikat e atyre që i atribuan “dështimin” për shkak të eleminimit nga Champions League.
Duke iu përgjigjur me një sens ironie pyetjeve të mediave, Conte ka shtuar: “Ndoshta po, në fakt kisha vendosur Champions si objektivin kryesor të këtij viti. Në fakt, nëse më kujtohet mirë, duhet të fitonim Champions dhe pastaj me radhë skudeton, Kupën e Italisë. Kisha folur për një tripletë…”.
“Për të parë në Evropë Juven që shohim në Itali duhet kohë. Këtu tek ne kërkojnë gjithçka menjëherë. Mendohet se nga sot-nesër mund të bëhen ndryshimet dhe të shkosh të luftosh me skuadra më të strukturuara në të gjitha këndvështrimet. Por nuk është kështu, duhet kohë”, ka sqaruar më tej Conte.
Top Channel