Aparati telefonik celular, i lidhur me dy detonatorë me lëndën plasëse
c4, nëpërmjet të cilit jo vetëm nga një thirrje telefonike por edhe një
mesazh mund të përcillej rryma e nevojshme për të shakaktuar shpërthimin
në automjetin e prefektit të Vlores, Besnik Dervishi.

Pjesetare te grupit te hetimit pohuan per Top Channel se celulari ishte i karikuar plotesisht, çka do te thote se eksplozivi i fiksuar me leter natriban poshte sediljes se shoferit, minimalisht nje dite perpara se te zbulohej. Por perse nuk eshte realizuar shperthimi,  ne nje kohe qe itenerari i prefektit tregon qe ai ka udhetuar me kete mjet nga Vlora drejt Tiranes?

“Ne nuk dime ende te themi se perse nuk u realizua atentati, pasi ende nuk e dime nese ky ishte vetem nje kercenim apo atentatoret prisnin nje moment te caktuar dhe nje vend te caktuar per ta realizuar shperthimin”, thane burimet e Top Channel.

Pjesetare te grupit te hetimit ngrene nje tjeter dileme me vlere per dosjen, nisur nga provat ne vendngjarje. Duke qene se ne eksplozivin c4 i llojit pluhur ishin instaluar dy detonatore do te thote se autoret apo autori kane marre masa qe shperthimi te realizohej patjeter, qe do te thote sipas këtyre të dhënave se rrezohet mundesia e dergimit vetem te nje mesazhi kercenues. Ajo qe Prokuroret e Krimeve te Renda presin tashme jane pergjigjet ne nivel shkresash, qe ka lidhje me IMEI-n e telefonit Samsung, per te pare se çfare kartash telefonike jane perdorur me heret nga ky telefon i nje marke te hershme. “Megjithese ne dyshojme, – shtuan burimet, – se ka shume mundesi qe kemi te bejme me profesioniste per zbulimin e te cileve do te kete veshtiresi per vete metoden e ndjekur per te realizuar nje krim.

Perveç antiterrorit, Prokurorise se Krimeve te Renda ne hetime eshte perfshire edhe Sherbimi Informativ Shteteror.

Dervishi: Kam besim në zbardhjen e ngjarjes

Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi shprehet për ngjarjen e një dite më
parë ka besimin e plotë se institucionet e shtetit, prokuroria do ta
zbardhin sa më parë.

Duke folur nga Vlora për mediat, Dervishi tha se ndihet mirë në qytetin e tij dhe mes qytetarëve të tij, ndërsa theksoi se makina ku ishte vendosur lënda shpërthyese prej një muaji ishte në pronësi të tij dhe po ashtu një ditë më parë ishte në përdorim të tij.

Top Channel