Benitez: Tani dua Europa League
14/12/2013 00:00
“Tani na pret Europa League, një garë e rëndësishme që kam fituar me
Valencia dhe Chelsea. Tani dua ta fitoj për herë të tretë. Do të japim
maksimumin e forcave tona kur të nisemi sërish për në Evropë”.
Nga rubrika e tij në të përditshmen angleze “The Indipendent”, Rafa Benitez flet për të ardhmen evropiane të Napolit pas daljes nga Champions League.
“Kemi një miks emocionesh. Jo vetëm zhgënjim, jemi krenarë për veten dhe kemi treguar se jemi një skuadër në rritje”, ka shtuar Benitez.
Top Channel