Ungji i Kim Jong Un-it, deri para pak kohësh numri dy në drejtimin e
Koresë së Veriut dhe personi me influencë ndoshta më të madhe mbi
liderin e ri të vendit komunist, u ekzekutua pas shpalljes fajtor nga
një gjykatë e posaçme ushtarake.
Informacioni vjen nga Agjensia Qendrore e Lajmeve, e cila eshte dhe burimi kryesor i te dhenave ne Korene e Veriut. Jang Song Thaek ishte arrestuar te dielen nen akuzat e korrupsionit, imoralitetit, alkoolizmit dhe marrjes se droges.
“Ne emer te revolucionit dhe te popullit, Gjykata Speciale Ushtarake e Ministrisë së Sigurimit të Shtetit e denoi Jang Song Thaek-un si nje politikan te ligë, karrierist, si mashtrues e tradhtar dhe vendosi denimin e tij me vdekje ne baze te nenit 60 te Kodit Penal. Vendimi u ekzekutua menjehere”, thuhej në njoftim.
Thaek u nxorr forcerisht nga salla gjate nje takimi te Partise Komuniste ne fillim te javes, çka u konsiderua si nje prej levizjeve me te medha te kesaj natyre ne vend, qe kur Kim Jong Un mori freret e pushtetit pas vdekjes se te atit dy vjet me pare.
Sipas Agjensise Shteterore te Lajmeve, KCNA, Chang e kishte pranuar perpara Gjykates se eshte perpjekur te rrezoje shtetin. Njeriun e konsideruar deri vone si keshilltarin ne kryesor te 30-vjeçarit pergjate tranzicionit te udheheqjes, e njejta agjensi e pershkruan si “person me te ulet se nje qen” dhe vazhdimisht i referohet me termin “fundërrinë njerëzore”.
Nuk ka njoftime mbi fatin e bashkëshortes së tij, e cila është halla e diktatorit Kim Jong Un dhe motra e vogël e ish-udhëheqësit Kim Jong Il. Seuli zyrtar e pershkroi si “teper shqetesues” ekzekutimin e Thaekut, ndersa Departamenti Amerikan i Shtetit tha se njoftimi i vdekjes se tij nuk ka arsye te vihet ne dyshim, megjithate nese vertetohet plotesisht, atehere do te jete nje shembull tjetër i “brutalitetit ekstrem” të regjimit koreano-verior.
Top Channel