UEFA, plan kundër trukimit
13/12/2013 00:00
UEFA ka hartuar një plan me 11 pika për të zhdukur trukimin e ndeshjeve, një gangrenë që vitet e fundit po shqetëson botën e futbollit.
“Një nga prioritetet tona më të mëdha është lufta ndaj fiksimit të ndeshjeve”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino.
Sipas tij, instuticion i futbollit europian monitoron çdo vit mbi 32 mijë ndeshje në kategorinë e parë apo të dytë të të gjitha kampionateve europiane.
Ky draft-plan do t’u dërgohet 54 federatave anëtare për të bërë propozimet e tyre dhe më pas do të kalojë në Kongresin e UEFA-s që do të mbahet marsin e ardhshëm në Kazakistan.
Top Channel