Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar pak muaj më parë, zbardhet ngjarja në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona
Të shtunën rreth orës 14:00 merr fund saga e kompleksit “Jon” të ndërtuar, sipas autoriteteve, me shkelje të rënda ligjore në bregdetin e Vlorës.
Pikërisht në këtë orë pritet të kryehet shpërthimi i kontrolluar i eksplozivit të vendosur nga forcat xheniere. I gjithë aksioni është ndërmarrë nga inspektorë të Inspektoriatit të Kontrollit Urbanistik Kombëtar, forcat e policisë dhe ato xheniere.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët, në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës se gjatë operacionit të shembjes së këtij kompleksi, do të ketë bllokim të lëvizjes në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
“Bllokimi i lëvizjes për automjetet dhe qytetarët në rrugën “Aleksandër Moisiu” do kryhet prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Gjatë këtij intervali kohor automjetet dhe kalimtarët mund të shfrytëzojnë për lëvizje rrugën Dhimitër Konomi”, thuhet në njoftim.
Mbërritja në këtë fazë kaloi nëpër një rrugë të gjatë, ku nuk mungoi as përfshirja e politikës, për shkak se njëri prej investitorëve në këtë pallat është vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Viktima të shembjes u bënë banorët që kishin blerë hyrjet në këtë kompleks. Për të shmangur nxjerrjen e tyre në mes të katër rrugëve, qeveria me një vendim të javën e parë vendosi shumën prej rreth 500 milion lekësh (të vjetra) për kompensimin e tyre sipas vlerës që e kanë regjistruar në zyrën e hipotekës në Vlorë. Atyre ju dha afat 5 ditë banorëve dhe pronarëve që të nxirnin gjithë pajisjet nga ndërtesa.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve mjetet e rënda të INUK-ut kanë vijuar shkatërrimin e pjesës së fasadës së kompleksit për t’i hapur rrugën xhenierëve që hapnin vendet në kolonat e betonit, ku do të vendoset eksplozivi C4. Thuhet se janë të paktën 300 kilogramë C4 që do t’i vendosen kësaj ndërtese.
Arsyeja e shkatërrimit është se ndërtimi pengon planet urbanistike të qytetit, ka shkelje në lejen e dhënë, ka zënë hapësirë deti, ndërsa është bërë edhe një padi në gjykatë për shkak se është vërtetuar se në vërtetimin e shitjes së trojeve janë gjetur edhe firma të vendosura në emër të disa personave të vdekur.
Top Channel