Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar pak muaj më parë, zbardhet ngjarja në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona Lombardia dhe Puglia janë rrethet ku u zhvillua operacioni i zgjeruar
“Garden 2013” kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Janë paditur 36 persona, 12 prej të cilëve janë vënë në pranga. Bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë, një organizatë e drejtuar nga një familje shqiptare dhe me bashkëpunëtorë të shumtë në të dy vendet. Gjatë 43 kontrolleve të kryera, janë kapur 600 kilogramë marijuhanë, sasi të vogla kokanee, janë sekuestruar pese automjete dhe pajisje të ndryshme për konfeksionimin e drogës.
Operacioni, në të cilin morën pjesë 124 ushtarakë, me 33 automjete dhe një avion është fryt i një periudhe të gjatë. Tani po punohet për të zbuluar se ku investoheshin të ardhurat shumë të mëdha të shitjes së drogës.Organizata, që drogën e sillte nga Shqipëria, furnizonte zonën veriore të Comos dhe Milanos.Forcat e rendit bëjnë të ditur se janë zbuluar në Puglia pikat e grumbullimit të drogës, e cila më pas shpërndahej me furgona dhe automjete deri në veri. Droga e kapur gjatë operacionit, në treg arrnete një vlerë prej 10 milionë eurosh.
Top Channel