Klinsmann rivonon kontratën me SHBA-në
13/12/2013 00:00
Jurgen Klinsmann do të jetë edhe për 4 vitet e ardhshme trajner i kombëtares amerikane të futbollit.
Në deklaratën e Federatës Amerikane thuhet se trajneri 49-vjeçar, përveç postit të trajnerit të kombëtares A, do të jetë edhe drejtori teknik i të gjitha kombëtareve amerikane të futbollit.
“Jam i kënaqur që do të vazhdoj punën e nisur 2 vjet e gjysmë më parë”, ka theksuar Klinsmann.
“Kemi bërë hapa përpara, por jam i bindur që do ta përmirësojmë akoma më shumë punën tonë”, përfundoi tekniku gjerman i cili në Kupën e Botës është në një grup me Gjermaninë, përfaqësuesen me të cilën ai u shpall kampion në vitin 1990.
Top Channel